Vizita në ShBA dhe Poloni, Kurti: Takuam udhëheqës të shteteve mosnjohëse për t’i njohur me synimet euroatlantike të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e 223 të Qeverisë së Kosovës ka folur edhe për vizitën që ai pati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, si dhe për atë në Varshës të Polonisë.

Kreu i ekzekutivit kosovar tha se ka zhvilluar takime të shumta me shtetet mike të Kosovës, ndërsa veçoi ato me shtetet mosnjohëse.

“Së fundmi ishim në Amerikë, në Asamblenë e Përgjithshme në New York, pastaj në Varshavë. Takime të shumta me shtete mike, e kanë karakterizuar vizitën tonë për të forcuar marrëdhënien tonë në fushën e sigurisë, energjisë, ekonomisë”.

Kryeministri tha se në takimet me udhëheqësit e shteteve mosnjohës u takua për t’i njohur me vendin dhe synimet që euroatlantike që Kosova ka, ndërsa shtoi se me ato vende që kanë njohur Kosova, synimi është që të thellohen raportet bilaterale.

“Takuam edhe udhëheqës edhe të shteteve mosnjohëse për t’i njohur ata më shumë me vendin tonë, me synimet tona euroatlantike, për të afruar më shumë ato vende drejt njohjes tonë dhe të vendosjes së marrëdhineve bilaterale. Këto vende mosnjohëse synojmë ti afrojmë, ndërkohë me vendet që na kanë njohur ti thellojme raportet bilaterale edhe sa i përket investimeve ekonomiuke, shkëmbimeve kulturore”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews