Trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli, ka shkruar në një postim në rrjetin social “Facebook” rreth temës së fundit që është hapur në opinionin futbolldashës në Kosovë. Kontributi për futbollin kosovar gjatë viteve 1990 deri në 1999.
Sokoli ka thënë se gjatë këtyre viteve qëllimi kryesor ka qenë mbijetesa e sportit të Kosovës.
Ndërsa, për këtë kanë kontribuar jo vetëm sportistët e atëhershëm. Por, edhe pedagogët, trajnerët, donatorët apo edhe pronarët e livadheve.
“Shumë shpesh, në raste rreziku, ishin fshatarët ata që mbronin sportistët aty ku zhvillohej aktiviteti sportive”, ka shkruar ai.
Trajneri nga Rahoveci, ka potencuar gjithashtu se ka qenë obligim kombëtar kontributi për mbijetesën e sportit.
Sipas tij, anipse plotë të tillë ditëve të sotme as nuk punojnë apo edhe nuk afrohen në institucionet e futbollit.
Bylbyl Sokoli është një nga njerëzit e parë që ka punuar në pavarësimin e sportit të Kosovës.
Përveç si trajner në disa skuadra kosovare dhe jashtë vendit, ai e ka drejtuar edhe kombëtaren e Kosovës.
Postimi i tij i plotë: