E vdekura qe ecte zbathur ne dimrin e ashpër

Tre katër vite prej këtu,ishte bërë lajm i trishtë një grua plakë që ecte zbathur atij dimri.Kishte vdekur një grua e moshuar që nuk e kishte pasë askend në familje.Nuk kishte pasë fëmijë dhe të gjithë përreth saj e kishin shikuar me syrin e dhimbjes.I qonin kush dicka e kush dicka tjetër,e mbanin në jetë me të mirat e lëmoshës.Në prag të atij dimri ajo kishte vdekur.Kishte shkaktuar dhimbje të madhe se nuk kishte lënë fëmijë e as familje.Ishte plaka prej të cilës më së pakut frikësohej ndokush.Shtëpia e saj kishte mbetur e boshatisur,ndërsa oborri i gjerë ishte bërë një therrinë e pakalueshme.Kishte vite që ajo ishte paaftësuar për ta mirëmbatur oborrin.

Albani djalë 26 vjeq,që tani punon në ndërtimin e autostradës Prishtinë – Shkup tregon se si një nate të vonë tek kthehej në shtëpi,kishte ndodhur dicka që ja kishte ngre flokët lartë dhe kishte mbetur i stepur duke e shikuar një pamje të një gruaja në mesin e shtegut këmbësorik të borës në rrugën e përditshme.Kishte mbetur i stepur nga ajo pamje rreth ores 02.00 të pas mesnatës.Nuk ishte i gatshëm të kthehej e as të ecte para.

E pash gruan që i jepnim lëmoshë
Duke treguar rrëfimin e asaj nate me borë Albani thot:
“Si të gjithë në fshat që dalin në bilardo të luajmë dhe të takohemi me shokë ,asaj nate dola edhe unë për ta kaluar kohën ne lokal.Ishte borë e madhe dhe e dendur ,ndoshta më shumë se cdo kund tjetër se lagja jonë është në rrëzë të kodrës së lartë.Hëna shndriste si të ishte ditë dhe bora vizllonte e tëra në krizantema të qelibarta.Më në fund u bë ora 02.00 pas mesnate dhe u ngrita të shkoja në shtëpi.Kisha një kilometër rruge për të ecur deri në shtëpinë time,rrugë të cilën e bëja në këtë orë të paktën dy herë në javë,kur ishte vikend.Rruga për në shtëpi është akoma therrë e lartë në të dy anët e asfaltit,ndërsa në mesin e rrugës ishte një shteg këmbësorësh pak më i theksuar se në anën tjetër kah kishin ecur xhipat e rrallë.Është një rrugë që duket për nja dyqindë metër vijë të drejtë dhe me të ngritur kokën kam parë se si në shtegun e borës që ecnim këmbësorët vinte një grua tatpjetë,përballë meje që shkoja përpjetë rrugës për në shtëpi.U habita shumë nga kjo pamke.Ishte e pazakontë për dy arsye.Ajo ishte veshur në të bardha dhe vinte andej nga unë e dija se nuk kishte gra të krisura që të ecin natën dhe e dyta se duke ecur ajo kishte kapur një palë mbathje në dorë dhe vinte drejtë meje sikur të mos ishte askush në rrugë.Kjo pamje më bëri të ndalesha dhe të mendoja se cka po ndodh.Më bëjnë sytë dicka që nuk është e zakontë për këtë kohë,apo realisht është dikush të cilës duhet t’i frikësohem.E di se më vajti mendja të kthehem dhe të ikë tatpjetë,por nuk ja lejova vetes që një burrë të ikën prej një gruaje .Por ,edhe të ecja drejtë saj nuk e kisha kurajon komode .Ta them të drejtën ndjeva frikë atë natë sa filluan të më ngrihen flokët lartë kurrë pa rënë në vendin e vet .Kisha dashur të kisha një pamje të flokut tim si isha dukur me atyo flokë thik përpjetë ,që ishin ngritur nga frika e asaj gruaje.

Fillova të vazhdoja rrugën nëpër shtegun e borës.Herë duke e shikuar kush do të mund të jetë ajo grua,herë duke e mbajtur shikimin para vetes e duke u bërë sikur nuk po ndodh asgjë me mua .Tashmë isha në pamundësi të kthehesha.Duhej të ecja drejtë saj.Ajo vinte drejtë meje dhe unë si për rrespekt dola në anën tjetër të shtegut që kishin lënë rrotat e veturave .Ajo vinte drejtë dhe nuk e ndërronte rrugën.Nuk e bëntë asnjë gjest , as me duar e as me këmbë por ecte si ecet zakonisht.Me t’u ofruar në distancë që njihet njeriu ,gjithnjë e më shumë shihja se kjo ishte plaka që ka vdekur jo më larg se dy muaj prej tani.U tmerrova !Ajo ishte vetë që vinte përballë meje dhe tashmë ishim ofruar në dhjetë metra.Mbante në dorë mbathjet e veta,ashtu qysh i kishte mbajtur shumë herë sa ishte gjallë kur dilte t’i merrte dy dhitë e saj që i kulloste në therrishta tek i lidhte me litarët e hollë.E dija se ajo kishte vdekur dhe se kisha qenë në varrimin e saj dhe kisha hapur varrin e saj edhe unë me fqinjët.E shihja me sytë e mi se është ajo vetë,por e dija se ajo kishte vdekur.Kështu ajo erdhi pranë meje dhe kalojë fare pranë pa thënë asgjë dhe pa më prekur .Nuk e lëshonte rrugën,ishte në rroba të bardhë e jo të zakonshem që e kisha parë zakonisht kur veshej.Ecte nëpër shtegun e borës zbathur.Mezi prisja ta kaloja.Mezi prisja të shmangesha nga ajo ,aq më shumë kur e pashë se ishte ajo gruaja që kishte vdekur para dy muajsh.Me ta kaluar atë,kam kthyer kokën shumë e shumë herë pas, për të parë në mos po kthehej apo mos po bënte dicka .Ajo nuk u kthye,por vazhdojë në drejtimin e rrugës kryesore pas të cilës janë varrezat tjera .Rruga ku unë e pashë gruan ishte tamam ne mesin e dy palë varezave.Ate e kishim varrosur në varrezat e sipërme që quhen varrezat e epërme ,por ajo shkonte dreth varrezave të poshtme.Pamje të varrezave të poshtme prej aty ku isha unë, nuk shihet për shkak të kthesës së rrugës me therra ,por edhe po të kishet pasur nuk do të kisha guximin të shikoja se ku po shkonte ajo grua.Hyra në shtëpi i pushtuar nga ankthet e trishta të pamjes që kisha parë.Nuk ishte askush i zgjuar në atë kohë që t’i tregoja storjen që kisha parë me sytë e mi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews