Dyshimet për mashtrim të pensionistëve, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar autorizim nga prokurori lidhur me dyshimet mbi mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve.

Në komunikatë thuhet se njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këto dyshime.

Policia e Kosovës i ka bërë thirrje pensionistëve që të mos bien pre e mashtrimeve të mundshme dhe për çdo rast ta njoftojnë Policinë.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, me datë 13 maj 2024 ka pranuar autorizim nga Prokurori kompetent lidhur me dyshimet mbi mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të Republikës së Kosovës.

Bazuar në autorizim dhe në informacionet e siguruara, njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të RKS-së.

Policia e Kosovës po i trajton të gjitha informacionet relevante, përderisa të gjitha veprimet në vazhdim do ti ndërmerr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, andaj njëkohësisht iu bën thirrje të gjithë qytetarëve/pensionistëve që të mos bien pre e mashtrimeve të mundshme, dhe për çdo rast të dyshuar ta njoftojnë Policinë e Kosovës, në stacionet më të afërta policore apo në numrin (192) dhe [email protected].

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews