Dymbëdhjetë të vdekur nga helmimi me monoksid karboni në një resort skijimi në Gjeorgji

Dymbëdhjetë persona kanë vdekur nga helmimi me monoksid karboni në një resort skijimi në Gjeorgji.

Bëhet e ditur se trupat e 11 të huajve dhe një shtetasi gjeorgjian u gjetën në një zonë mbi një restorant në Gudauri, vendpushimi më i madh dhe më i lartë i skive në ish-shtetin sovjetik, sipas zyrtarëve.

Policia tha se “testet paraprake nuk tregojnë ndonjë gjurmë dhune në trupa” dhe dukej se ishte një aksident, shkruan BBC.

Siç raportohet, autoritetet kanë hapur një hetim për ngjarjen dhe identiteti i viktimave nuk është bërë ende i ditur.

Ndryshe, Gudauri është një destinacion popullor turistik për të apasionuarit pas skijimit, me një sërë aktivitetesh sportive dimërore për vizitorët.

Historia e saj daton në shekullin e 19-të kur njihej si një pikë tregtare në rrugën e lashtë ushtarake gjeorgjiane që lidh Rusinë me Gjeorgjinë.

Gudauri ndodhet në malet e Kaukazit në rajonin Mtskheta-Mtianeti, rreth 2,200 metra mbi nivelin e detit.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews