Një person në Suharekë dje është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e kësaj komune. Ky rast po hetohet nga Policia e Kosovës.
“Suharekë 17.08.2024-01:05. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është sjellë në emergjencë pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në Gjakovë një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekë Ligjore.
“Gjakovë 17.08.2024, 06:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, njofton policia.
Më tej policia bën të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.