Dy persona dyshohet se i kanë sulmuar tre të tjerë me shkopinj druri në Rahovec.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Rahovec 17.08.2024-19:00. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pas një mosmarrëveshje dyshohet se i kanë sulmuar fizikisht me shkopinj druri tre viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /TelegramNews.com.