Dy gra janë ngacmuar seksualisht nga një person në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Më 30.07.2024 dy ankueset femra kosovare kanë njoftuar se janë ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.