Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë

Banorët e fshatrave Gushavc dhe Vinarc në pjesën veriore të lumit Ibër, qe tri ditë për të katërtën janë pa energji elektrike.

Në shenjë pakënaqësie ata e kanë bllokuar rrugën kryesore dhe insistojnë se me KEDS-in kanë memorandum, i cili përfshihet në kuadër të marrëveshjes për energjinë në veri.

“Sipas KEDS-it ata thirren në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2024 nga zv. Kryeministri dhe përfaqësuesit e palës serbe, mirëpo në terren në praktikë serbët kanë rrymë edhe nuk paguajnë se ne i kemi fiqnj kemi informata kurse tek pala jonë është ndërpre energjia elektrike”, ka thënë Nazmi Beka – Përfaqesues i fsh. Gushavc.

“Po ky është problemi më i madh ty po të shtin me e pagu borxhin atij as nuk ia ndalë rrymën e as nuk ia merr borxhin…KEDS-i po thotë hajdeni me e bo marrëveshjen me e pagu borxhin, katuanërt nuk janë të pajtimit me e pagu borxhin edhe asnjë nuk jemi dakord me e pagu borxhin”, ka thënë Mustafë Mustafa – Përfaqesues i fsh. Vinarc.

Banorët e këtyre fshatrave insistojnë që borxhi dhe faturimi të zbatohet vetëm nga janari 2025.

Në anën tjetër kompania KEDS thotë se një pjesë e banorëve përreth veriut nuk i janë përmbajtur dakordimit e që kishin më herët.

“Rrjedhimisht, këta konsumatorë kanë qenë të detyruar të kryejnë pagesat e konsumit të energjisë elektrike nga shkurti i vitit 2024. Meqë bëhet fjalë për një periudhë goxha të gjatë të mosrespektimit të këtij vendimi, shkyçja është kryer detyrimisht për shkak të mospagesës së detyrimeve. Menaxhmenti i KEDS-it, gjatë ditës ka pasur takim me përfaqësues të këtyre fshatrave, të cilëve u është kërkuar që, me qëllim që të rikyçen në rrjetin elektrik shpërndarës duhet që të paguajnë një shumë solide të borxhit. Porsa të bëjnë pagesën, rikyçja do të bëhet menjëherë.”

KEDS e konfirmon atë që e thanë banorët, pritet që të takohen me menaxhmentin e KEDS-it dhe përfaqësues të komunës së Mitrovicës, në mënyrë që arrihet e një marrëveshjeje për pagesën e mbetur nga shkurti i vitit 2024./RTV Dukagjini/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews