Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar lidhur me ndërtimin e urës së Rogovës.
Durmishi në Facebook ka publikuar pamje nga vendi i punës derisa ka bën të ditur se ky projekt i ka kushtuar buxhetit të Kosovës prej 1 milionë euro.
“Ura e Rogovës drejt përfundimit. Ky projekt, me buxhet total prej 1 milion euro, ka qenë kërkesë thelbësore nga banorët e Hasit dhe zonave përreth prej vitesh, e më në fund po bëhet realitet”, theksoi zëvendëministri.