Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka komentuar në lidhje me stabilitetin e urës së Badovcit, duke e cilësuar atë si një strukturë të qëndrueshme dhe të sigurt.
Durmishi theksoi se ura e Badocit ka kaluar të gjitha inspektimet dhe testimet profesionale gjatë çdo faze të ndërtimit.
“Dje dhe sot po mundohen të ngjallin pasiguri te qytetarët me rastin e hapjes së urës së Badocit.
Ura e Badocit ështe projektuar e ndertuar me standardet më te larta të projektimit e ndertimit.
Gjatë të gjitha fazave janë kryer inspektimet profesionale, përfshirë ketu atestet parakrake të materialeve, testimet të vazhdueshme të betonit e armaturës deri në finalizimin e saj.
Prandaj me përgjegjësi të lartë profesionale deklaroj se Ura e Badocit është shumë stabile.
Gjatë gjithë këtyre ditëve aty kanë kaluar shumë makineri me pesha të rënda pa asnjë problem për Urën, e këtë do ta dëshmojë edhe testimi formal që do të bëhet nesër”, ka shkruar Durmishi në Facebook.