Drita ka humbur si mysafir i Legia Varshavës me rezultat 2:0.
Gjilanasit mbetën me një futbollist më pak në fushë që nga minuta e 30-të, kur Hasan Gomda u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Kjo që sikur i dha më shumë përparësi vendasve, të cilët edhe u lëshuan në sulm, por pavarësisht kësaj, pjesa e parë u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë, Legia ishte më e vendosur për të shënuar, gjë që edhe e arritën në minutën e 56-të përmes Kramer.
Edhe pas këtij goli, vendasit nuk e ndalën sulmin, derisa Drita në disavantazh numerik në fushë, mundohej të përfitonte nga kundërsulmit.
As kjo taktikë e tyre nuk funksionoi pasi Legia arriti të shënojë edhe një herë në minutën e 83-të.
Gual dyfishoi epërsinë për skuadrën e tij, duke bërë që Legia të jetë një hap në fazën e grupeve.
Edhe pas këtij rezultati, gjithçka do të vendoset pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtina, aty ku edhe do të zhvillohet ndeshja e kthimit.