Largimi i Mërgim Pefqelit gjatë këtij afati kalimtar te Prishtina, shtoi dilemat se kush do të mund të ishte kapiteni i ri i kryeqytetasve.
E pas largimit të tij, Prishtina ka një kapiten të ri.
Drilon Islami – do ta bartë barrë e shiritit të kapitenit përgjatë edicionit të ri.
Futbollisti që iu bashkua kryeqytetasve vetëm sezonin e kaluar, tashmë i është besuar të prijë skuadrën për këtë edicion.
Ish-mesfushori i Ferizajt dhe Dritës, udhëhoqi skuadrën në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Superligës së Kosovës ndaj Suharekës, e cila përfundoi pa gola.
Ndryshe, Islami është 24 vjeçar dhe vlerësohet plotë 500 mijë euro nga sajti i specializuar për statistika.