‘Doku Fest’ nis sonte me ‘New Order’, interesim nga 119 vende të botës

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”, i cili do të mbahet për herë të 23-të këtë vit në Prizren, do të zgjasë deri më 10 gusht.

Festivali do të fillojë me ceremoninë e hapjes në kinemanë “Lumbardhi”. Artdashës nga shumë vende të botës marrin pjesë në festivalin, i cili mbahet në 8 kinema të ndryshme me nikoqir qytetin e Prizrenit.

Këtë vit, festivali, tema e të cilit është ‘Rendi i ri’, mori të paktën 3325 aplikime nga 119 vende të botës, por do të shfaqen vetëm 103 filma të shkurtër dhe dokumentarë.

“Dr. Strangelove or: How I Learned to Stop Worrying and Love the Bomb” nga regjisori Stanley Kubrick do të jetë filmi që do të hap këtë edicion. Ky film njihet për shpërfaqjen e satirës së ashpër për Luftën e Ftohtë, duke u bërë një nga filmat më të njohur në Hollywood.

Ndërkaq, filmi që do të përmbyll edicionin e 23-të do të jetë “Rrugës” i kineastit shqiptar, Samir Karahoda, i cili flet për ballafaqimet me djalin e tij përballë rrethanave vendore. /rtk

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews