Fahri Fazliu, djali i Fadil Fazliut ka thënë se ka qëndruar para zyrave të EULEX-it për të takuar babin e tij, por siç tha ai nuk është lejuar.
Fazliu tha se atij i është thënë se babi i tij është mirë dhe nuk ka nevojë për asgjë.
Tutje, ai tha se nuk kanë informacione nëse sot të arrestuarit do të nisën për në Hagë.
“Sot isha para zyrave dhe kërkova nga ta që ta takoj babin tim Fadil Fazliun i cili po qëndron ende këtu në Fushë Kosovë në zyrat e EULEX-it por nuk mu lejua. Kërkova që të di shëndetin e tij, më thanë se mirë është, e pyeta nëse ka nevojë për veshmbathje ose diçka tjetër personale, por prapë më thanë se nuk ka nevojë. Mirë qëndron me shëndet dhe arsyeje tjetër nuk më dhanë. Nuk kemi informacione a kanë më udhëtu, avokatin nuk e kanë lejua as dje me hy brenda…“, ka deklaruar ai për Tëvë1.
Gjykata Speciale të enjten ka arrestuar edhe ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj dhe Ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ndërsa që është bastisur edhe shtëpia e ish-zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi.