​Dita Ndërkombëtare e Jogës

Data 21 qershor është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Jogës nga Kombet e Bashkuara, më 11 dhjetor 2014 me anë të Rezolutës 69/131, duke njohur vlerat e saj universale.

Joga është një praktikë e lashtë fizike, mendore dhe shpirtërore që e ka origjinën nga India. Fjala “Joga” rrjedh nga një gjuhë e lashtë si sanskritja, dhe kuptimi i saj është të lidhësh/bashkosh, që simbolizon bashkimin e trupit dhe ndërgjegjes.

Dita Ndërkombëtare e Joga-s ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e popullsisë së globit në lidhje me përfitimet e praktikimit të Jogës.

Qëllimi i Jogës është të krijojë forcë, vetëdije dhe harmoni, si në mendje ashtu dhe në trup. Ndërkohë që ka më shumë se 100 lloje ose “shkolla” të ndryshme të Joga-s, shumica e sesioneve tipike përfshijnë ushtrimet për frymëmarrjen, meditimin, ushtrime të caktuara fizike (pozicione të trupit që ndryshe quhen asana, në sanskrit) të cilat tërheqin dhe tkurrin grupe të caktuara të muskujve të trupit.

Teknikat e relaksimit, të cilat janë pjesë e praktikimit të Joga-s, mund të lehtësojnë dhimbjet kronike, si dhimbja e shpinës, artriti, dhimbjet e kokës, si dhe sindromën “Tuneli Carpal”. Gjithashtu, Joga mund të ulë presionin e lartë të gjakut dhe të përmirësojë problemet e gjumit.

Përfitimet e tjera fizike përfshijnë:

Elasticitet më të mirë

Tonifikim të muskujve dhe rritje të masës muskulore

Përmirësim të frymëmarrjes, energjive dhe vitalitetit

Ruajtje të balancës metabolike

Rënie në peshë

Përmirësim të qarkullimit të gjakut dhe shëndetit kardiovaskular

Përmirësim të performancës fizike/atletike

Mbrojtje nga dëmtimet fizike

Përfitimet mendore

8 arsye përse duhet të praktikoni Joga-n:
Redukton stresin dhe përmirëson humorin
Përmirëson vetëbesimin
Përmirëson tonifikimin dhe fuqizimin e muskujve
Përmirëson frymëmarrjen dhe presionin e gjakut
Përmirëson qëndrimin drejt të trupit

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews