Distria Krasniqi është mposhtur në finale, mirëpo ka siguruar medaljen e argjendtë olimpike.
Krasniqi është mposhtur nga xhudistja nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova.
Meçi saj i parë ishte ndaj xhudistes nga Indonezia, Maryam Maharani.
34 sekonda – kaq ishte koha që iu desht Distrai Krasniqit që ta fitonte këtë meç dhe të kalonë në çerekfinale.
Gjysmëfinalen e kapi po aq lehtë sa çerekfinalen, pasi edhe këtu ishte vetëm çështje sekondash që ta siguronte kalimin tutje.
Këtu mposhti xhudisten, Gefen Primo – gjithashtu me Ippon.
E lufta në gjysmëfinale kundër italianes, Odette Giufridan.
Luftë e ashpër u zhvillua nga të dyja taboret, derisa ky ishte edhe një nga shkaqet që ndeshja shkoi në GoldenScore.
E tek pas përfundimit të kohës së rregullt, kundërshtarja e Distrias u mposht pas gabimeve të veta e tri ndëshkimeve, gjë që rezultatuan në eliminimin e saj.
Krejt në finale, ajo pastaj edhe i siguroi medaljen olimpike vendit të saj, të parën për Lojërat Olimpike të këtij viti.