Digjen tre shtëpi në Novak të Prizrenit

Policia e Kosovës ka njoftuar në lidhje me një zjarr që ka përfshirë tre shtëpi në fshatin Novak të Prizrenit.

Përmes një njoftimi në Facebook, Policia ka shkruar se zjarri fillimisht ka përfshirë shkurret në afërsi të shtëpive e më pas janë djegur edhe tre shtëpi.

“Patrullat policor të Stacionit Policor Prizren veri menjëherë kanë shkuar në vend ngjarje prej nga janë informuar se pasi që kanë marrë zjarr shkurret (peregji ) në afërsi të shtëpive, zjarri fushor është pahapur dhe jan djegë edhe tre shtëpitë që gjendeshin aty afër. Të tre shtëpitë ishin të pabanuara dhe janë pronë e qytetarëve Serb /Kosovar, në përgjithësi ajo lagje është e pabanuar por në fshat ka disa banor Serb dhe Shqiptar”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se për shuarjen e zjarrit është angazhuar një kompani vendore e më pas edhe zjarrëfikësit, shkruan Telegram News.

“Në shuarjen e zjarrit fillimisht është angazhuar me cisternat e saj një kompani vendore e cila e ka bazën aty afër e më pas edhe zjarrfikësit. Zjarri është arrit që të shuhet. Nga shikimi i parë duket se zjarri ka filluar në shkurre pak më larg shtëpive por duke marrë parasysh se lagia në përgjithësi e edhe oborret e shtëpive janë të pabanuara, kanë pasur bimësi dhe shkurre të shumta e të thara për shkak të motit, andaj edhe zjarri është përhap shpejt”, thuhet tutje në njoftim

Ndërkaq rreth këtij rasti nuk ka ende të dyshuar. /TelegramNews.com.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews