Dëshmitarë të rinj në rastin e ish- krerëve të UÇK – së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Prokuroria ka bërë të ditur se këtë javë do të dëgjohen dy dëshmitarë të cilët mbajnë kodet 03170 dhe 04410.

Po ashtu është bërë e ditur se mund të ftohen edhe dy dëshmitarë të tjerë kodet e të cilëve janë 04824 dhe 00992 të cilët do të dëshmojnë me video-lidhje.

Gazetari Nuhi Bytyçi ka marrë ftesë zyrtare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për të dëshmuar gjatë ditëve në vijim në procesin Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi.

“Sipas njoftimit që më është dhënë, dëshmia ime fillon të hënën pasdite, më 3 qershor. Ashtu si edhe në vitin 2019, kur kam dhënë dëshminë time para Dhomave të Specializuara, për të cilën e kam njoftuar opinionin publik, edhe kësaj radhe kam shprehur gatishmërinë për të thënë të vërtetën e veprimtarisë sime si gazetar gjatë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Bytyçi.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës të enjten e ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i 69-të i ZPS-së. Dëshmia e këtij dëshmitari është dëgjuar e tëra në sesion privat për publikun.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews