Deputeti i VV-së e bën Grenellin njeri të Vuçiqit, thotë se ai luan në “X” dhe nuk është serioz

Deputeti i VV-së, Alban Bajrami, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit po synon të marrë edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës, është lëshuar në fyerje ndaj emisarit amerikan Richard Grenell.

Ai ka deklaruar se emisari presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell, është njeri i presidentit serb dhe nuk është serioz.

Në një intervistë në emisionin “Info Nata” në tëvë1, ai ka thënë se Aleksander Vuçiq mund të jetë arsyeja se pse diplomati amerikan po e kritikon VV-në dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Asgjë nuk ndodh pa ndonjë arsye, e shpresoj që të mos jetë Vuçiqi arsyeja, se e ka shpall qytetar nderi a nuk e di çka e ka shpall Grenellin. Nuk e di saktë. Një medalje nderi ia ka dhënë”, ka thënë Bajrami.

Kur gazetari Kushtrim Kadriu e pyet se njeriun e presidentit amerikan po e quan njeri të Serbisë, Bajrami e pohon një gjë të tillë.

“Ai thotë vet e kam mik të mirë Vuçiqin. Nuk jam tu ia ngjit unë, ai vet e thotë”, është shprehur Bajrami.

Duke e komentuar deklaratën e fundit të Grenellit për kryeministri Kurti, deputeti i VV-së është shprehur në mënyrë të çuditshme.

“Kjo është diskursi politik në Kosovë, a po kupton? Kjo është sikur me e pas shkru dikush në Kosovë”, ka deklaruar Bajrami.

Kur i rikujtohet deputetit të pushtetit se një gjë të tillë po e thotë një zyrtar i lartë amerikan, Bajrami ka thënë se Grenell nuk duhet të merret seriozisht se çka shkruan në platformën “X”.

Sipas tij, emisari presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell, luan në këtë platformë.

Madje, njeriu u pushtetit pretendon se Grenell nuk i përfaqëson qëndrimet e Amerikës.

“Ai luan në platformën X, qaty shkruan, dhe nuk është serioze kjo. Mos t`i marrim njerëzit çka shkruajnë për qef në Twitter, e aty këtu, si qëndrime te Amerikës. I ka Amerika përfaqësuesitë e vet”, ka thënë Bajrami.

Kjo nuk është hera e parë që deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje , Alban Bajrami, merret në mënyrë të ulët me zyrtarët amerikanë.

Në muajin gusht të vitit të kaluar, në një debat në tëvë1, ku diskutohej për hapjen e urës së Ibrit, Bajrami kishte thënë se diplomati amerikan “nuk merr vesh në ura”.

Sipas tij, ish-ambasadori amerikan nuk do të duhej të përzihet në çështje tjera, por duhet të qëndrojë në ambasadë.

“Ambasadori amerikan nuk merr vesh në ura, ai duhet me nejtë në ambasadë. Në Kosovë në një kohë edhe zgjedhjet u caktojshin në koordinim me ambasadat”, ka deklaruar Bajrami.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews