Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se asetet e saj në fund të muajit korrik 2024 kanë arritur vlerën prej 1.73 miliard euro, duke shënuar rritje për 25.19 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.
Sipas njoftimit, kjo vie kryesisht si rezultat i rritjes të depozitave të Buxhetit të Republikës së Kosovës (Llogaria e Thesarit) dhe korporatave publike jofinanciare, ndërsa janë zvogëluar depozitat e bankave komerciale dhe fondeve pensionale.
Ndërsa depozitat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë mbetur pothuajse në nivel të njëjtë me muajin paraprak, njofton BQK.