Deklaratat e Vuçiqit kundër Kosovës, Gërvalla: Përpjekje e dëshpëruar për të sabotuar Pavarësinë

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla i ka quajtur hipokrizi të tejdukshme, veprimet e djeshme të presidentit serb Aleksandar Vuçiqit, duke u bërë thirrje dhe ndërkombëtarëve që ta dënojnë me gjuhë të qartë dhe qëndrime të vendosura qasjen, sjelljen dhe gjuhën agresive dhe armiqësore karshi Kosovës.

Sipas saj, synimi i Vuçiq është pengimi i normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mbajtja gjallë e tensioneve në rajon dhe pengimi i proceseve integruese.

“Gjatë konferencës së tij teatrale, Vuçiqi na tregoi dje se nuk e ka ndër mend të ndalë instrumentalizimin e serbëve të Kosovës dhe interesave të tyre, duke i shfrytëzuar për politikë ditore dhe përfitime financiare”, tha Gërvalla në Facebook, derisa listoi edhe gjërat që i tha ai në konferencë.

Reagimi i plotë:

Hipokrizia e tejdukshme e Aleksandër Vuçiçit

Gjatë konferencës së tij teatrale, Vuçiçi na tregoi dje se nuk e ka ndër mend të ndalë instrumentalizimin e serbëve të Kosovës dhe interesave të tyre, duke i shfrytëzuar për politikë ditore dhe përfitime financiare.

Pasi që vet kishte urdhëruar:

  1. Largimin e tyre nga funksionet në komunat veriore të Kosovës dhe më pas bojkotimin e zgjedhjeve lokale, të cilat i organizuam madje dy herë, vetëm e vetëm për të krijuar mundësinë e shprehjes së lirë të vullnetit politik të qytetarëve tanë në veri të vendit;
  2. Largimin kolektiv të zyrtarëve policorë nga Policia e Kosovës dhe përfshirjen e ish-policëve në aktivitete ilegale dhe vepra penale në veri;
  3. Largimin e detyrueshëm të gjyqtarëve, në kundërshtim me legjislacionin përkatës dhe shtytjen e tyre në aktivitete të dyshimta në interes të Serbisë;
  4. Shtytjen, organizimin dhe financimin e grupeve të ndryshme për të marrë pjesë në barrikadimin e rrugëve dhe akteve të tjera të dhunshme, përmes presionit të strukturave ilegale dhe grupeve kriminale;

Tani, duke qenë plotësisht i ndërgjegjshëm që personat, të cilët me urdhër të tij janë përfshirë në vepra penale, krime dhe akte të dhunshme në Kosovë tashmë nuk mund të luajnë asnjë rol në jetën publike dhe institucionale të Kosovës, kërkon kthimin në gjendjen e mëparshme, pa treguar madje së paku arsyet e largimit dhe bojkotimit të institucioneve.

Loja sistematike e Serbisë me serbët në Kosovë, presioni deri në ushtrim të hapur të dhunës përmes strukturave ilegale dhe grupeve kriminale, keqpërdorimi dhe vjedhja masive e fondeve, të cilat kinse ndahen për ta, pengimi i integrimit në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës, serbëve në veri dhe familjeve të tyre ua ka vështirësuar jetën për vite të tëra.

Përmes shpalljes së djeshme teatrale të Kosovës si zonë të veçantë sociale, Vuçiçi synon përfitime edhe më të larta për veten dhe klanet rreth tij nga fondet në emër të serbëve të Kosovës. Që transparenca e këtyre fondeve është zero dhe keqpërdorimet janë masive, mjafton të shohësh vilën luksoze të Radojçiçit tek Ujmani, e cila është ndërtuar me para të ndara gjoja për serbët lokal.

Përmes themelimit të të ashtuquajturës prokurori e posaçme synohet ngritja e tensioneve, cenimi i sovranitetit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, por mbi të gjitha shfrytëzimi i këtij mekanizmi për të ndjekur në mënyrë arbitrare sidomos qytetarët serb të Kosovës, të cilët nuk po i binden më pushtetit të Vuçiçit dhe klaneve të tij.

Deklarata e tij për kinse shpalljen si të paligjshme të të gjitha organeve të institucioneve në Kosovë, është përpjekje e dëshpëruar për të sabotuar Pavarësinë e Kosovës. Synimi është pengimi i normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mbajtja gjallë e tensioneve në rajon, pengimi i proceseve integruese, në sinkron të plotë edhe me interesat e Rusisë.

Kosova, si shtet sovran dhe i pavarur, me territor të mbrojtur dhe integritet territorial të pacënueshëm, si shteti me demokracinë më të konsoliduar në rajon, si vendi me rritjen më të lartë ekonomike në rajon, si shteti i qytetarëve të saj, sot është më e fortë se asnjëherë më parë.

Faktorëve ndërkombëtarë u bëjmë thirrje të dënojnë me gjuhë të qartë dhe qëndrime të vendosura qasjen, sjelljen dhe gjuhën agresive dhe armiqësore të Aleksandër Vuçiçit karshi Republikës së Kosovës./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews