Belgjika dhe Sllovakia po luajnë ndeshjen e tyre të parë në Kampionatin Evropian.
Rezultati momental është 0:1 kur po luhet pjesa e parë e ndeshjes.
Por, një moment i para fillimit të takimit e mori vëmendjen e pothuajse të gjithë tifozëve.
Kapiteni i Belgjikës, Kevin de Bruyne nuk e këndoi himnin belg para fillimit të ndeshjes.
E kjo nuk kaloi pa u vërejtur nga tifozët e futbollit që e kanë vërshuar me kritika yllin e Manchester Cityt.