Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Mirlind Daku e ka nisur mbarë sezonin e ri të Premier League-s ruse.
Daku gjeti rrugën drejt rrjetës, që në takimin e javës së parë, me Rubin Kazan që po ndeshet në transfertë me ekipin e Pari NN.
Ndërsa vendasit mbanin avantazhin 1-0, Daku gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 5’, duke i dhënë barazimin skuadrës së Rubin Kazan.
Në minutën e 33’ Rubin Kazan përmbysi rezultatin, me Dakun që sërish ishte protagonist, këtë herë duke dhuruar asist për Zotov.
Teksa në minutën e 42’ sulmuesi me origjinë shqiptare , Shabanhaxhaj dhuroi asist për Vada-n, duke thelluar avantazhin e Rubin Kazan.
Sa i përket sezonit të shkuar, Daku e mbylli edicion duke u renditur në vend të shtatë të listës së golashënuesve, me 10 gola dhe 4 asist në 28 ndeshje.