Daçiq: Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc “është çmenduri e Kurtit”

Ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se “askush nuk iu ka drejtuar Beogradit në lidhje me sulmin terrorist në afërsi të Zubin Potokut, duke përkujtuar se “Kosova do të duhej ta bënte këtë përmes UNMIK-ut, por se nuk po e bën këtë sepse dëshiron të tregojë pavarësinë e saj”, raporton televizioni serb.

Daçiq ka pretenduar se ky akt ishte “rezultat i çmendurisë” së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Pse Serbia të prishë diçka që vet e ka ndërtuar? Ai kanal është ndërtuar nga qytetarët e Serbisë. Pse do ta prishnim tani, cili do të ishte motivi ynë? Është e qartë për të gjithë se kjo është çmenduri e Kurtit, për të ne jemi eksponentët e Rusisë dhe faktor destabilizimi”, ka thënë ky shërbëtor i vogël i kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq duke përdorur gënjeshtrat qesharake të ish-shefit të tij nga shekulli i kaluar.

Daçiq ka pretenduar se “asnjë nga zyrtarët serbë nuk ka marrë pjesë në atë akt kriminal”.

“Kemi dyshime të arsyeshme se akti është kryer me dashje për të fajësuar Beogradin për të arritur ndonjë pikë politike”, ka shtuar ministri i Vuçiqit, transmeton paparaci.

Edhe pse e gjithë Serbia është e bllokuar nga protestat masive të studentëve dhe qytetarëve kundër regjimit, Daçiq thotë se “gjendja e sigurisë në Serbi është stabile”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews