CorrWatch: Të shqetësuar për mungesën e transparencës nga MFPT

 Konzorciumi i organizatave të shoqërisë civile “Corrwatch”, i përbërë nga Grupi për Studime Juridike dhe  Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e thellë për mbylljen e Ministrisë së Financave, Punës, Transfereve dhe mungesën e transparencës në procesin e rekrutimit për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore (ATK) dhe pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT).

Në reagim thuhet se Corrwatch ka bërë kërkesën për monitorimin e këtyre dy pozitave për të gjitha fazat e procesit, dhe kërkesat e njëjta janë konfirmuar nga MFPT.

Megjithatë, thuhet se edhe përkundër konfirmimit nga MFPT, CorrWatch nuk është ftuar për monitorimin e këtyre dy pozitave.

“Në rastin e ATK-së, Corrwatch, ka kërkuar që t’i mundësohet rishikimi i aplikacioneve të kandidatëve por ministria ka ofruar qasje vetëm në një raport bazik të tyre, dhe nuk ka lejuar qasjen në në dosjet e kandidatëve. Ndërsa sa i përket pozitës së Sekretarit të përgjithshëm në MFPT, CorrËatch nuk është ftuar për t’a monitoruar procesin”, thuhet në reagim.

Derisa theksohet se një praktikë e tillë rrezikon që këto procese të mbyllura të jenë subjekt i ndikimeve politike dhe personale, duke minuar kështu besimin e qytetarëvë në institucionet publike.

“Një praktikë e tillë rrezikon që këto procese të mbyllura të jenë subjekt i ndikimeve politike dhe personale, duke minuar kështu besimin e qytetarëvë në institucionet publike. Kufizimi i qasjes dhe monitorimit të shoqërisë civile cënon thellësisht transparencën dhe llogaridhënien e këtyre proceseve të rëndësishme. Përfshirja e shoqërise civile mbetet jetike duke i kontribuar kështu parimeve kryesore te rekrutimit në institucionet publike”, thuhet tutje./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews