Pas suksesit të ‘Si ai’ që tejkaloi çdo pritshmëri duke depërtuar në mbarë botën, Tayna ka gati këngën e re.
Edhe ky projekt do të jetë shqip, duke bërë që artistja të mos e tradhtojë audiencën e saj, përkundër që projekti i fundit i dha shijen e suksesit ndërkombëtar.
Përmes një postimi, ajo ka treguar edhe më detajisht se çka të presim nga ky projekt.
“Kjo kange ta jep ndjesine: nje dite e fundit vere ne plazh, dielli po perendon, osht tu fry ni fllad i lehte veror, kjo muzike ne sfond, je tu text crush-in qe e ke taku k’to kohe edhe jeta osht e bukur”, shprehet Tayna në postimin e bërë.
Projekti sheh dritën e publikimit të shtunën në ora 18:00.