Hoti: Për katër vite Kurti i ka pasur 12 miliardë euro për t’i shpenzuar, asnjë s’e ka përfunduar

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka asnjë investim kapital i përfunduar nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti. Hoti konsideron se projektet kanë nisur nga qeveritë e kaluara.

Gjendje të rëndë, Hoti sheh edhe në sektorin privat, ndërkaq kritika ka edhe për mungesë të investimeve të huaja direkte.

“Te ekonomia shifrat janë aty dhe nuk mund të tejkalohen, i sheh vit pas viti raportin e buxhetit se si është përmbyllur viti sa i përket investimeve kapitale nga buxheti i shtetit vëren që diferenca është gati 1 me 2 prej planifikim krahasuar me realizimin. Këto janë prapë vetëm shifra kur del në teren e sheh që nuk ka asnjë projekt që është përfunduar, projekt i nisur nga qeveritë paraprake, njëjtë është për rrugën Podujevë, Pejë, Mitrovicë, Klinë, Gjakovë, autostradën Gjilan, me urën tek liqeni i Badocit, të gjitha rrugët që janë nisur para pandemisë prej se ka ardhur kjo Qeveri ka mbetur aty ku ka qenë, asnjë projekt i ri nuk është nisur nga kjo Qeveri. Kur del në sektorin privat nuk kemi pasur asnjë investim të madh vendor ose ndërkombëtar që krijojnë vende pune”.

Deputeti i LDK-së ka thënë se Qeveria “Kurti” ka pasur në dispozicion 12 miliardë euro për t’i shpenzuar. Sipas tij, Qeveria ka rritur subvencionet e ka shkurtuar investimet kapitale.

“Pa u krijuar kapitali i nevojshëm publik, ekonomia nuk shkon parapara. Sot ekonomisë së vendit i mungojnë më shumë se 1 miliard euro, të investime nga shteti në ekonomi. Ndoshta dy, tre fish më shumë të investimeve private nga mungesa e investimeve substanciale të jashtme dhe vendore. Buxheti total kur merret me mandatin e kësaj qeverie me buxhetin edhe të vitit 2024 shkon në 12 miliardë euro, sepse ekonomia e Kosovës është rritur nga viti në vit, këta i kanë pasur 12 miliardë euro në dispozicion për t’i shpenzuar, edhe në paga edhe në subvencione, investime kapitale”.

“Po ajo që ka ndodhur është shkatërrim shumë i madh, përkeqësim shumë i madh i strukturës së buxhetit duke i zvogëluar investimet kapitale, nga 23 për qind të buxhetit total në rreth 11 për qind. Duke i rritur subvencionin nga rreth 30-32 për qind të buxhetit total ka shkuar rreth 40 e disa për qind me këtë strukturë të buxhetit që kemi parë gjatë këtij mandati nuk ka zhvillim, nuk ka as mbijetesë. Sa i përket konsumit tek familjet do të kishte nëse do të indeksoheshin pagat, pensionet, ndihmat sociale, subvencionet që i japin bujqve, pra do të indeksoheshin për rritje të normës së inflacionit për të mbrojtur fuqinë blerëse. Po mbaron mandati katër vjeçar dhe pagat po rriten vetëm me 6.8 euro si rezultat i ndryshimit të shkallëve tatimore, asnjë lëvizje tjetër, ndërkohë që çmimet e produkteve ushqimore, çmimi i energjisë elektrike dhe çmimi të gjitha mallrave është dyfishuar, por kryesoja është shporta e konsumit të përditshëm edhe i energjisë elektrike”, ka deklaruar Hoti.

Deputeti i LDK-së ka kritika edhe për pagën minimale në vend. Sipas tij, qytetarët sot kanë paga më të ulëta se sa në vitin 2020. Ai ka thënë se si shkak i inflacionin, është dashur të rishikohet paga minimale.

“90 për qind të familjeve gati 100 për qind të buxhetit e shpenzojnë në këto mallra elementare, sot standardi i jetës është më keq sesa kur ka qenë para katër viteve. Është tepër e vonshme dhe është e pa mjaftueshme edhe po bëhet pa profilin të procedurave ligjore sa i përket pagës minimale, është dashur që nga fillimi i mandati të zhvillohet dialogu social siç është zhvilluar në të kaluarën kur ulën së bashkë sindikatat, odat ekonomike edhe Qeveria, edhe në baza të rregullta vjetore rishikojnë pagën minimale. Është fakt që paga minimale nuk ka ndryshuar për shumë vite në të kaluarën, por gjatë mandati të kësaj Qeverie ka pasur ndryshime ka pasur ndryshime të mëdha në ekonomi për shkak të inflacionit, ka qenë tepër e nevojshme që të rishikohet paga minimale, pagat në sektorin publik, të gjitha ndihmat që jepen nga shteti për familjet, në mënyrë që të ruhet fuqia blerëse, sot njerëzit marrin paga 20-30 për qind më ulëta sesa që e kanë marrë në vitin 2020”, ka thënë Hoti./EO

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews