Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka marrë vendim për emërimin e Rodney Dixon si avokat i ri mbrojtës i Kadri Veselit i cili po akuzohet për krime lufte.
Emërimi i Dixon vjen pasi që Veseli dhe avokati Ben Emmerson kanë ndërprerë në mënyrë të parevokueshme marrëdhënien e tyre klient-avokat.
“Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët, për të cilin ju informuam dje, administratorja e DHSK-së përfundoi përfaqësimin ligjor nga Ben Emersoni dhe emëroi Rodni Diksonin si kryembrojtës të ri të Kadri Veselit”, thuhet në njoftimin .
Vendimi për miratimin e ndërprerjes së përfaqësimit ligjor të Emmersonit për Veselin është marrë me 21 gusht.
Sipas panelit, ekipi mbrojtës i Veselit aktualisht përbëhet nga njëmbëdhjetë persona duke përfshirë avokatin, tre bashkëavokat, gjashtë anëtarë te ekipit mbështetës dhe tre praktikantë.