Bislimi pret homologun nga Maqedonia e Veriut

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim Zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë të Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai.

Përmes një komunikate për media u bë e ditur se Bislimi e uroi Fetai për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në angazhimin e tij.

Më tej thuhet se, palët biseduan rreth thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe forcimit të urave të bashkëpunimit.

U veçua bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, infrastrukturës me theks bashkëpunimit në projektet ndërkufitare por edhe turizmit, si dhe u trajtua rëndësia e avancimit të rrugëtimit në procesin e integrimit evropian të dy vendeve.

“Duke e falënderuar për bisedën dhe takimin e frytshëm, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu gatishmërinë në fuqizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Maqedoni e Veriut por edhe bashkëpunimit rajonal. Pjesëmarrëse në takim ishte dhe ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusuf”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews