Bideni shtyen takimin me Francën e Gjermaninë, shkak stuhia në ShBA

Presidenti amerikan, Joe Biden ka shtyrë një takim me homologun e tij francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin francez Sir Keir Stamer.

Takimi i cili ishte paraparë të mbahej të shtunën është shtyrë për shkak të një stuhie të madhe që pritet të godasë ShBA-në.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti do të “shtyjë” vizitën e tij shtetërore në Gjermani dhe Angola, për shkak të “trajektores së parashikuar dhe fuqisë së uraganit Milton”, në mënyrë që ai të “mbikëqyrë përgatitjet për dhe përgjigjen” ndaj tij.

Ai po mbikëqyr gjithashtu “përgjigjen e vazhdueshme ndaj ndikimeve të uraganit Helene në të gjithë juglindjen”, thuhet në kumtesë.

Më herët të martën, zëdhënësi i Sir Keir Starmer konfirmoi një takim mes tij, Bidenit, Macronit dhe Scholzit në Berlin të shtunën.

Takimi i kombeve “Quad” ishte caktuar të përqendrohej në “zhvillimet shqetësuese” në Lindjen e Mesme dhe situatën në Ukrainë, tha zëdhënësi i Sir Keir. /SN

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews