Biden nuk ka probleme me shëndetin, konfirmon Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë mohoi kategorikisht se presidenti i SHBA-së, Joe Biden mund të vuajë nga probleme të lidhura me shëndetin mendor.

Sekretarja për media, Karine Jean-Pierre, hodhi poshtë zërat se Biden po trajtohet për sëmundjen e Parkinsonit.

“A është trajtuar presidenti për Parkinson? Jo. A po trajtohet për Parkinson? Jo”, tha ajo në një konferencë me gazetarët.

Jean-Pierre po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me një raport në gazetën New York Times, se një ekspert për sëmundjen e Parkinsonit ka vizituar Shtëpinë e Bardhë tetë herë që nga viti i kaluar.

Një letër që lëshoi të hënën vonë mjeku i Bidenit, sqaroi se specialisti në fjalë, Kevin Cannard, ka qenë konsulent neurologjie në Shtëpinë e Bardhë që nga viti 2012 dhe se ai i ndihmon “mijëra anëtarë aktivë që punojnë në mbështetje të operacioneve të Shtëpisë së Bardhë”.

Mjeku i presidentit, Kevin O’Connor, tha gjithashtu se Biden nuk ka vizituar ndonjë neurolog jashtë kontrollit të tij vjetor.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews