Besian Mustafa, i cili është Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi duhet të kërkojë llogari nga ai të cilit i shkoi në darkë.
Ky ishte reagimi i Mustafës ndaj Krasniqit, ku ky i fundit, gjatë konferencës për media akuzoi partitë tjera opozitare për mos shpërndarjen e Kuvendit.
Përmes një përgjigje me shkrim, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë për Gazetën Express, se Memli Krasniqi duhet të kërkojë llogari nga ai të cilit i shkoi në darkë.
“Krasniqi ka bërë marrëveshje me Kurtin, jo me LDK-në, prandaj i pakuptimtë roli i tij si ndërmjetësues. Le të kërkojë përgjegjësi tek ideatori i vërtetë i shpërndarjes dhe tek marrëveshja që ka bërë me të”, ka thënë Mustafa.