Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë një takimi me ta në zonën e Llapit.
Ai e cilësoi këtë takim si një nder të madh dhe theksoi se luftëtarët e UÇK-së janë simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Beqa shtoi se rrugëtimi i Kosovës si shtet duhet të udhëhiqet nga vlerat dhe idealet që këta heronj i mbrojtën me gjak, dhe se është detyrë e çdo qytetari që të ruajë dhe forcojë arritjet e deritanishme, duke shtuar se duhet të fuqizohen themelet e shtetësisë së Kosovës.