Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka mbajtur një tubim në fshatin Zhur të Prizrenit, ku ka theksuar se mobilizimi i PDK-së është duke shënuar një hov të madh në gjithë Kosovën.
Beqa ka shtuar se qytetarët e Zhurrit janë të entuziazmuar dhe po mbështesin fuqishëm kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër.
“Mobilizimi i PDK-së është duke shënuar një hov të madh në gjithë Kosovën, me entuziazëm të veçantë edhe në Zhur të Prizrenit, ku qytetarët po përqafojnë mesazhin se Kosova mundet më mirë me Bedri Hamzen për kryeministër”, ka shkruar Beqa.