Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vlerësuar mbështetjen e Lituanisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe Kosovë, në organizata ndërkombëtare.
Gjatë vizitës në Lituani, Begaj ka thënë se janë të angazhuar për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë fushën e arsimit, ekonominë, sigurinë kibernetike dhe turizmin.
“Gjatë vizitës sime në Vilnius, vlerësova mbështetjen e palëkundur të Lituanisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ne jemi të angazhuar për të përmirësuar marrëdhëniet tona dypalëshe, duke u përqendruar në sektorët e arsimit, ekonomisë, sigurisë kibernetike dhe turizmit. Fluturimi i ri i drejtpërdrejtë do të ndihmojë në nxitjen e këtyre përpjekjeve”, ka shkruar