SC Gjilani përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se kanë transferuar ish-mesfushorin e kombëtares së Shqipërisë, Ergys Kaçe.
Kaçe së fundmi ishte aktivizuar në Greqi tek ekipi i PS Kalamatas, teksa karrierë ka bërë edhe në klubet e tjera të njohura greke si PAOK-u, Panthinaikos, Aris Saloniki etj.
Kaçe ka qenë më herët reprezentues i Shqipërisë, teksa me kuqezinjtë debutimin e ka bërë në qershor të vitit 2023.
Me fanellën e kombëtares shqiptare Kaçe ka zhvilluar 25 ndeshje, ku ka arritur që të shënojë dy gola.
Kaçe nuk pritet të jetë transferimi i vetëm i Gjilanit, klub i cili pak kohë më parë zyrtarizoi ardhjen e Ardian Nuhiut si trajner.