Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, të martën pasdite e luan ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Nga ora 16:30 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Ballkani luan ndaj skuadrës nga Andorra, UE Santa Coloma.
Ballkani e fitoi 2:1 ndeshjen e parë në Andorrë, falë golit të Bernard Karricës në minutën e 90-të. Dhe me fitore tjetër synon ta konfirmojë kalimin në raundin e dytë kualifikues të Championsit.
Deri më tani Ballkani nuk ka kaluar raundet kualifikuese në Champions. Por këtë herë kishte fat në short dhe nuk pritet të ketë telashe ndaj skuadrës andorrase. UE Santa Coloma i ka humbur deri më tani të gjitha ndeshjet e zhvilluara në gara evropiane.