Ballkani ka mësuar emrin e skuadrës kundërshtare në rrethin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka pasur fat në short, ku fillimisht ka shmangur përballjen me skuadrat shqiptare si Struga, Egnatia dhe Decic.
Ky është një fat i madh për Ballkanin, pasi shorti deshi që të takohet me kundërshtarin më të dobët të grupit.
Ndeshja e parë do të luhet në Kosovës, derisa ajo e kthimit në Andorra.
Egnatia do të përballet me Borac Banja Luka, me sfidën e parë që do të luhet në udhëtim dhe e kthimit në Shqipëri.
Short i komplikuar për Strugën, që do të gjejë përballë sllovakët e Slovan Bratislavës, me sfidën e parë që do të luhet në transfertë dhe të kthimit në Maqedoninë e veriut.
Ndeshjet e para të turit të parë eliminator do të zhvillohen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 16 dhe 17 korrik.