Bajrami – Kurtit: Papunësia është ulë sepse fuqia punëtore ka ikur

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pasi ky i fundit ka thënë sot se “punësimi në Kosovë është rritur me 20%” dhe se kjo ka ndikuar “në rritjen e fitimit dhe zgjerimin e aktivitetit të sektorit privat”.

Deputetja e LDK-së, ka thënë se numrat nuk tregojnë “lulëzim të punësimit”.

Sipas saj,  ”është e vërtetë se papunësia është ulë”, por kjo ka ndodhur  “sepse fuqia punëtore ka ikë nga Kosova”.

Madje sipas Bajramit, të dhënat e ATK-së nuk e paraqesin punësimin real.

“Kryeminister Kurti, e di që e ke ushqim për militanta, por nuk u durova pa reagu. Gjithashtu e di që pak merr vesh nga ekonomia, por edhe këtu kemi të bëjmë më numra, e numrat kurqysh s’po qojnë të ”lulëzimi i punësimit” siç paske deklaru sot. Kryeminister, pyeti ekonomistat që i ke në Kabinet se cila teori apo praktikë të qon të krijimi enorm i vendeve të punës kur rritjen ekonomike e ke vetëm 4.3% (2022); 3.3% (2023) dhe pret me pasë rritje max 3.9 (2024)? “Të dhanat e ATK-së mundesh me i përdorë për propagandë, por ato nuk paraqesin punësim real sepse në ATK-ja të punësuar ta qet edhe atë që punon dy ditë në muaj dhe ta llogaritë si të punësuar dy, tri herë secilin që i ka dy, respektivisht tri puna. Të dhënat e sakta të punësimit janë ato në Trust-it, të punësuar janë ata që për 12 muaj paguajnë kontribute dhe sipas Trust-it, raporti vjetor për vitin 2023 në Kosovë janë kriju: 2020 – 10 179 vende pune (pandemi), 2021 – 16 877 vende pune, 2022 -15 833 vende pune, 2023 – 12 551 vende pune”, ka thënë Bajrami.

“Dhe ky nuk është kurrëfarë lulëzimi sepse s’ka pasë punësim as për ata që për herë të parë kanë hy në treg të punës. Dhe në fund Kryeminster, është e vërtetë se papunësia është ulë, por jo pse ka lulëzu ekonomia, por sepse fuqia punëtore ka ikë nga Kosova dhe kjo do të këtë pasoja për ekonominë edhe në vitet në vazhdim”, shtoi ajo.

Ndryshe, sot kryeministri Kurti deklaroi se “Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të mbështet sektorin privat i cili është faktor i përkushtimit dhe zhvillimi e bizneseve në vend. Buxheti shtetëror është rritur për 35 për qind më i lartë, pa dyshim që ky ka ndikuar në rritjen e fitimit dhe zgjerimit të aktivitetit të zhvillimit rajonal. Në vitin 2024, Bruto Produkti Vendor është më i lartë për 45 për qind e që kjo është përkthyer edhe me punësim, ku në Kosovë është rritur punësimi. Kemi ndarë 5.5 milionë euro për bizneset e vogla për t’i përkrahur nga sfidat lokale”. /TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews