Avokati Skënder Musa ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në vend, ku janë gjetur dhe sekuestruar armatim dhe uniforma ushtarake të ShBA-ve dhe Britanisë në Zubin Potok.
Për këtë aksion në veri të Kosovës, avokati Musa tha se uniformat ushtarake amerikane janë shfrytëzuar me qëllim për të fshehur veprimet e tyre.
“Nuk besoj që kanë mundur të depërtojnë për t’i marrë uniformat nga ndonjë strukturë ushtarake në mënyrë të organizuar prej ushtrisë amerikane apo britanike. Këto bëhen me qëllim për t’i fshehur veprimet e veta”, tha ai.
Sa i përket sulmit terrorist që ndodhi në kanalin Ibër-Lepenc, Musa tha se ky sulm ësht dirigjuar nga Serbia.
“Mirëpo sa i përket sulmit terrorist, i kemi dy organizata që janë shpallur terrorista atëherë nuk kemi asnjë lloj specifikimi se prej nga se prej cilës organizatë apo në bashkëpunim të dyjave është përgatitë apo edhe është përgatitur nga institucionet e Serbisë. Me përjashtim që kemi sulme politike si nga qeveria e Kosovës në drejtim të Serbisë dhe presidenti i Serbisë e mohon një gjë të tillë. Pa asnjë dyshim unë mendoj se sulmi është i organizuar nga serbët, nga pjesa e Beogradit sepse serbët lokal asnjë aksion as protesta nuk organizojnë pa marrë pëlqimin e Serbisë”, tha avokati në emisionin “Politko”.
Sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit ka ndodhur më 29 nëntor, shpërthim ky që u bë me ndihmën e eksplozivëve e derisa dy vëllezër janë cilësuar si të dyshuar kryesor për këtë rast.