Avokati Musa: Në secilën lagje në Kosovë mund të gjenden afro 800 armë

Avokati Skender Musa ka thënë se numri i armëve që gjenden në Kosovë është shumë i madh. 

Musa ka thënë se po të kishte një kontroll në secilën lagje apo fshat të Kosovës, atëherë do të gjendeshin diku 800 apo 1000 armë.

Ai ka thënë se numri i armëve të konfiskuara nga Policia e Kosovës është jashtëzakonisht i ulët krahasuar me armët që mund të gjenden nëpër shtëpi të qytetarëve.

“Numri është jashtëzakonisht i vogël krahasim me armët që mund të gjenden nëpër shtëpi të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Mendoj se secilën lagje të secilit vendbanim qoftë fshat apo qytet do të mund të gjendeshin 800 armë. Kam krijuar përshtypjen se çdo i dyti qytetarë po të kontrollohej do t’i gjendej një armë. Në Kosovë më lehtë mund të gjesh armë sesa disa produkte tjera ushqimore”, ka thënë Musa.

Musa për rastin në “Aktash”: Të shqyrtohet mundësia e kontrollit të shtëpive të familjeve

Avokati Skender Musa ka thënë se në Kosovë ka numër të madh të armëve pa leje. Ai për rastin e sulmit të armatosur në lagjen “Aktash” të dielën ku u vra një person e u plagosën pesë tjerë, tha se ka ekzistuar një mosmarrëveshjeve mes dy familjeve më herët. Ai ka thënë se në raste kur ka probleme të tilla atëherë duhet shqyrtuar mundësia e kontrollit të shtëpive të gjithë familjarëve dhe shoqërisë.
“Ndonëse nuk aplikohen në Kosovë metodat e kontrollit të familjarëve dhe shokëve në mënyrë masive, do të ishte mirë të shqyrtohet çështja e kontrollit të shtëpive ku ka dyshime se familjarët mbajnë armatime”, ka thënë Musa.

Musa për vrasjen në “Aktash”: E stilit të mafisë në Itali

Avokati Skender Musa ka thënë se vrasja si ajo e të dielës në “Aktash” i ngjason atyre të stilit të mafisë në Itali.

“Janë vrasje profesionale të stilit të mafive në Itali dhe bandave të ndryshme kriminale që ekzistojnë në SHBA, Spanjë e Hamburg të Gjermanisë. Fatkeqësisht tash edhe në Kosovë po shfaqen elemente të tilla, ndoshta jo siç jemi mësuar të shohim në Shqipëri. Por, në momentin kur marrin pjesë një grup njerëzisht, atëherë bëhet strukturë e organizuar kriminale”, ka thënë Musa, në “Interaktiv” të KTV-së

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews