​Autopsia e Faton Hajrizit pritet të bëhet sot

Pas sjelljes së trupit të personit të vrarë në Lloznicë të Serbisë, në Institutin e Mjekësisë Ligjore(IML) në orët e para të mëngjesit të sotëm, familjarët e tij së bashku me zyrtarët e IML-së dhe hetuesit janë parë në objektin i IML-së.

KosovaPress merr vesh se autopsia e trupit të pajetë pritet të bëhet sot.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e ka konfirmuar zyrtarisht se trupi i pajetë i personit të vrarë në Lloznicë të Serbisë tashmë ka mbërritur në Kosovë.

MPJD-ja ka bërë të ditur se institucionet përkatëse po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë. Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews