Një person është arrestuar në Duhel të Suharekës për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.
Policia ka njoftuar se ka konfiskuar prova materiale për Gjykatë.
“Janë konfiskuar: Një pushkë gjysmë automatikë të kalibrit 7.62, një pistoletë e llojit LTD të kalibrit 7.65, dhjetë copë fishek të kalibrit 7.62, tre copë fishek të kalibrit 7.65 dhe një karikator i pistoletës”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penale për veprat penale ‘’Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’’ dhe ‘’Dhunë në familje”. /TelegramNews.com.