Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se i ndihmoi Faton Hajrizit pas arratisjes nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti është iniciuar si “Arratisje e personit të privuar nga liria” dhe “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”.
“Smrekonicë, Vushtrri 06.07.2024-05:00. Lidhur me rastin, më 20.07.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.