Një person është plagosur me armë zjarri nga një tjetër sot në fshatin Brekoc të Gjakovës.
Këtë e bëri të ditur Sheremet Elezaj, zëdhënës për media i Policisë së Kosovës për Gjakovën.
“Rreth orës 09:30, kemi pranuar informatë për një rast plagosje me armë zjarri në fshatin Brekoc-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendngjarje”.
“Viktima, një person i moshës madhore, është dërguar për trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin, është arrestuar një i dyshuar mashkull, gjithashtu i moshës madhore”, tha Elezaj për Telegram News.
Njësitë relevante policore janë angazhuar për të hetuar dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes.