Arrestohet një person në Gjakovë, tentoi t’ua jepte policëve 20 euro ryshfet

Policia e Kosovës nga rajoni i Gjakovës ka arrestuar të hënën një ngasës të automjetit, i cili ka tentuar t’i korruptojë policët e trafikut me 20 euro ryshfet.

“Zyrtarët policorë të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, kanë ndalur një automjet, në një pikë kontrolli rutinë, në fshatin Rakovinë – Gjakovë. Gjatë procesit të lëshimit të një gjobe për një kundërvajtje, i dyshuari A. G., (shoferi i automjetit) në përpjekje të ndërhyjë në detyrat ligjore të zyrtarëve policorë, që të mos i shqiptonin gjobën, kishte hedhur një kartëmonedhë prej 20 eurosh në makinën e patrullës. I dyshuari u shoqërua menjëherë në stacionin policor, si dhe kartëmonedha prej 20 eurosh është sekuestruar si provë:, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj këtij shoferi është iniciuar rast “dhënia e ryshfetit”, ndërsa i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në ruajtjen e standardeve më të larta të integritetit dhe transparencës. Ne vlerësojmë mbështetjen dhe bashkëpunimin e publikut, përderisa vazhdojmë të angazhohemi në drejtim të ruajtjes së rendi dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews