Një grua në Malishevë ka raportuar në Polici se një burrë e kishte sulmua fizikisht atë dhe burrin e saj.
Sipas njoftimit, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë dhe viktimën mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.