Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar policët derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.
Policia ka njoftuar se nga i dyshuari është sekuestruar një shkop druri 1.5 metra i gjatë dhe një thikë, përcjell Klankosova.tv.
“Nga i dyshuari është sekuestruar një shkop druri 1.5 metra i gjatë dhe një thikë, ndërsa me vendim të prokurorit i cili e ka cilësuar veprën i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.