Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për aksionet e zhvilluara sot në tri rajone të Kosovës, atë të Prishtinës, të Mitrovicës së Jugut dhe të Pejës.
Sipas njoftimit, rasti i parë i koduar “Pritja” është realizuar në katër lokacione të ndryshme dhe ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie prej mbi 25 kg substancë narkotike të llojit marihuanë, si dhe arrestimin e tre personave të dyshuar.
“Njësitet policore në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar edhe dy vetura dhe tre telefona celular. Vlera e substancës narkotike arrin shumën prej mbi 45 000 euro. Dyshohet se një pjesë e drogës kishte destinim tregun vendor përderisa pjesa tjetër tregun e jashtëm”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, në rastin e dytë të koduar “Kristali 2 ” është arrestuar një person i dyshuar dhe është sekuestruar një sasi prej mbi 1 kg, të substancës narkotikeve të llojit kokainë.
“Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar para të gashtme mbi 6800 euro, 1000 dollar amerikan dhe 3400 funta angleze. Vlera e drogës në këtë rast arrin shumën prej mbi 50 000 mijë euro”, bëhet e ditur në njoftim.